Kurti ngushëllon familjet e viktimave në Lepenc: Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh

20:20 | 18 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të familjes Pacolli, që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti gjithashtu i uroj shërim të shpejt njërit nga të lënduarit, që arriti të shpëtoj nga aksidenti.

“Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë. Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se ngjarje të tilla, prekin secilin prej nesh.

Gjithashtu, Kurti falënderoi ekipet e FSK-së që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, Policinë e Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

lexo edhe:

Ambasada e Kosovës në Shkup: Vetura në Lepenc është nxjerrë me trupat e pa jetë në të