Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, njofton se nga lumi Lepenc është nxjerrë vetura e familjes nga Kosova, ku brenda saj kanë qenë edhe trupat të cilët deri më tash kanë rezultuar të zhdukur.
“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intensive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të”, thuhet në njoftim.
Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi.
Ambasada poashtu ka shprehur falënderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast.
Kujtojmë se një veturën e tipit BMW, u aksidentua të shtunën rreth orës 15:20 në rrugën Shkup –VK Bllacë, në të cilën ndodheshin katër anëtarë të familjes Pacolli.
Vetura pas aksidentit ra në lumin Lepenci.
Njëri nga personat që ndodheshin në veturë, ka arritur të shpëtoj dhe është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup./Arbresh.info/
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...