Kombëtarja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit me rezultatin 3-2, në një takim ku kuqezinjtë dominuan lojën dhe krijuan disa raste të rrezikshme gjatë gjithë takimit.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke treguar organizim dhe efikasitet në fazën sulmuese. Golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Etnik Brruti.
Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 17 me Ermir Rashicën, i cili finalizoi një aksion të mirë të kuqezinjve.
Uzbekistani reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 22 me Fayzullaev.
Megjithatë, Kombëtarja U-21 reagoi menjëherë dhe mori sërish kontrollin e lojës. Etnik Brruti shënoi dy gola brenda dy minutash, fillimisht në minutën e 30 dhe më pas në minutën e 32, duke çuar rezultatin në 3-1 për Shqipërinë.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë patën mundësinë të thellonin avantazhin, por në minutën e 70 Arlind Kurti humbi një goditje nga pika e penalltisë.
Vetëm një minutë më vonë Uzbekistani ngushtoi shifrat në 3-2 me golin e Abdurakhmonov Firdavs.
Pavarësisht presionit të minutave të fundit, Kombëtarja shqiptare U21 arriti të administrojë rezultatin dhe të sigurojë një fitore të merituar në këtë ndeshje miqësore.
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...