Për Lionel Messin, Pep Guardiola, është trajneri më i mirë në botë.
Kështu ka thënë shtatë herë fituesi i Topit të artë, gjatë një interviste për “Titan Sports”.
“Kam folur shumë me Pep dhe se ne vazhdojmë t’i mbajmë kontaktet. Jam shumë i lumtur me sukseset e tij, sidomos për fitimin e Ligës së Kampionëve”, tha Messi, i cili pak ditë më parë u transferua tek Inter Miami nga PSG-ja.
Messi thotë se Guardiola është trajneri më i mirë në botë edhe po të mos e fitonte Ligën e Kampionëve.
“Ai është trajneri më i mirë në botë, edhe të po të mos e fitonte Ligën e Kampionëve. Ai dëshmoi së është trajneri më i mirë në botë, që është një arritje që e meriton”, ka thënë Messi.
Kujtojmë se Guardiola me Manchester City-n fitojë tripletën në sezonin që u mbyll pak ditë më parë./Arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...