Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, József Bencze.
Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme, veçanërisht në edukim, ku dhjetra studentë nga Kosova po studiojnë në Hungari dhe në kulturë ku përmes marrëveshjeve të ndryshme po zgjerojmë bashkëpunimin.
Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Bencze suksese në angazhimet e tij të radhës./Arbresh.info/


Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...
Shqetësime në kampin brazilian, lëndohet Neymar