Lionel Messi ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Amerike, duke luajtur për Inter Miami.
Ai ka vendosur të mos e pres Barcelonën, derisa ka refuzuar një ofertë që do ta bënte atë lojtarin më të paguar nga Arabia Saudite.
Messi ka insistuar se vendimi nuk kishte të bënte me para.
“E vërteta është se ekonomia nuk ka qenë asnjëherë problem për mua apo pengesë fare. Asnjëherë nuk mund të flasim për kontratën tani. U kalua një propozim, por asnjëherë një propozim formal, me shkrim, i nënshkruar, sepse ende nuk kishte asgjë dhe ne nuk e dinim nëse do të ishte e mundur apo jo. As për para nuk kemi folur formalisht. Nëse do të kishte qenë çështje parash do të kisha shkuar në Arabi apo gjetkë. Më dukeshin shumë para dhe e vërteta është se vendimi im ishte për palën tjetër dhe jo për para”, tha ai.
Kushtet financiare të kontratës së Messit me skuadrën e MLS janë të panjohura, por Athletic raportoi të martën se partneri televiziv i MLS, Apple dhe sponsori i veshjeve, Adidas i kishin ofruar Messit marrëveshje për ndarjen e fitimeve për të ëmbëlsuar marrëveshjen./Arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...