Është djegur sot rreth orës 14:00 shtëpia e Xhafer Osmanit në Bare të Shalës së Bajgorës, në komunën e Mitrovicës, njoftoi Zyra komunale për informim.
Xhelal Osmani, i biri i Xhaferit, ka thënë se nuk e dinë shkakun e shpërthimit të zjarrit. “Zjarri ka ardhur nga pjesa e prapme e shtëpisë dhe dëmet janë shumë të mëdha, por është fat i mirë që askush nga anëtarët e familjes nuk pësoi. Po të ndodhte natën, as që po guxoj të mendoj se çka ka mundur me ndodhë”, ka thënë Xhelali.
Përfaqësuesi i fshatit Bare, Adnan Ferati, ka treguar se për të shuar zjarrin janë angazhuar edhe fqinjët, por ai ka falënderuar edhe intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve. Ai tha se familja është strehuar në një dhomë tjetër të shtëpisë, e cila fatmirësisht ka shpëtuar dhe ka nevojë për ndihmë nga komuna.
Për gjendjen e shtëpisë dhe për të vlerësuar dëmet, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj dhe drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Qazim N imani, bashkë me komisionin profesional për vlerësimin e dëmeve.
Ata kanë thënë se do të përgatisin një raport dhe bashkë me vlerësimin e komisionit, do t’ia paraqesin komisionit përkatës për të gjetur mundësitë për të ndihmuar familjen sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që sa është koha e mirë, të riparohet kulmi i shtëpisë, thuhet në njoftim.
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...