Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës të kualifikueseve të Euro 2024 kundër Moldavisë më 17 qershor dhe Ishujve Faroe më 20 qershor.
Stafi teknik me në trajnerin brazilian, Silvinjo, kanë punuar këtë të martë me disa prej futbollistëve të mbërritur deri më tani në grumbullim, teksa grupi pritet të plotësohet të enjten e 8 qershorit.
Sakaq, grupit kuqezi i është bashkuar sot edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.
Ashtu sikurse në seancën e parë stërvitore, edhe në këtë seancë të dytë, kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestrër, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ndërsa më pas kanë zbritur në fushë, për t’u stërvitur më shumë me topin.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe./Arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...