Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet M.E.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.E. me dashje dhe me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm ka vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar, të cilët pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar në shitje, e duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallura me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotikë të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me këto veprime i pandehuri M.E. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së./Arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...