Ioannis Sarmas, presidenti i Gjykatës së Auditimit në Greqi u emërua si kryeministër i përkohshëm deri në zgjedhjet e 25 qershorit.
Pak para orës 18:30 të së enjtes u bë e ditur dhe përbërja e qeverisë së re, ndërsa Sarmas shkoi në Megaros Maximos për të marrë detyrën nga Kyriakos Mitsotakis.
Ky i fundit e priti në shkallët e godinës pasardhësin e tij të përkohshëm i cili pas betimit u shoqërua në kryeministri.
Mitsotakis tha se i ka dorëzuar një dosje voluminoze blu e cila përmban të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.
Politika vendase nuk arriti të binte dakord për formimin e një qeverie koalicioni, pas zgjedhjeve të së dielës. Ioannis Sarmas për plot 36 vjet ka shërbyer ne sistemin gjyqësor, si në Këshillin e Shtetit ashtu edhe në Gjykatën e Auditimit./euronews
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...