Klubi basketbollistik nga Mitrovica, Trepça ka njoftuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri, Adis Beciragic.
Trepça humbi para disa ditësh mundësinë për t’u shpallur kampion i Kosovës, pasi u mposht nga Peja me rezultat 3:2 nga pesë ndeshje të “Play-Off”-it.
Humbja në ndeshjen e fundit në “Minatori” erdhi edhe për shkak të disa problemeve dhe largimit të trajnerit Engin Gencoglu.
Megjithatë, “Minatorët” nuk kanë qëndruar duarkryeq dhe tashmë kanë emëruar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për një emër të njohur si Beciragic, i cili është përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës dhe ka drejtuar para disa sezonesh Pejën dhe në dy sezonet e fundit Golden Eagle Yllin.
Postimi pa ndërhyrje i KB Trepçës
Mirë se vjen Adis Beciragic
Të nderuar tifozë.
Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Beciragic është trajner i ri i skuadrës sonë. Beciragic është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës.Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Beciragic/Telegrafi/
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...