Erden Atiq zyrtarisht ka marrë detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Seanca e betimit nisi pas orës 11:00, ku edhe Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve, raporton Arbresh.info.
Gjatë seancës, Atiq emëroi gjithashtu edhe nënkryetaren e komunës.
“Unë, Erden Atiq, betohem se do t’i ushtroj kompentencat e mia me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha ai në deklaratën e betimit.
Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave./Arbresh.info/


Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...