Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, u tha në njoftimin e Presidencës serbe.
Vuçiq dhe Chollet po ashtu kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë mes Uashingtonit dhe Beogradit.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, proces që synon normalizimin e plotë të raporteve.
Në shkurt, në Bruksel palët arritën Marrëveshjen bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq një muaj më vonë në Ohër, arritën Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje./rel
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...