Kampioni i Kosovës në Superligën e Basketbollit të Kosovës do të vendoset të premten.
Me fillim nga ora 20:00, në palestrën “Minatori”, Trepça pret Pejës, aty ku do të fillojë ndeshja e pestë dhe vendimtare e play-offit.
Trepça ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme.
“Të nderuar tifozë, biletat janë tani në shitje në dyqanin zyrtar të klubit. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Mitrovica.
Vetëm pakë kohë, pas daljes në shitje të biletave, tifozët kanë krijuar radhë të gjata për t’i blerë ato./Arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër