Mbyllet zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet vendore në Shqipëri.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve deri në orën 18:53 është pak më shumë se 1 milionë vetë, ose 29,18%, nga mbi 3.6 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë, në garë janë 144 kandidatë.
Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi.
Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan aplikohet numërimi elektronik.
Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime./tvklan.al
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C