Dy persona rrahin një tjetër në Burgun e Dubravës

09:29 | 9 Maj 2023
Emir Abduramani

Një person është rrahur nga dy të tjerë në Burgun e Dubravës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit e kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar atij lëndime.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Dubravë, Istog  07.05.2023 – 18:30. Raportohet se dy të dyshuar kosovar e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info