Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi do të dorëzojë një amendament të një rezolute që duhet të miratohet nga Këshilli i Evropës, e që ka të bëjë me integritetin territorial të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
“Ata thonë se po mbrojnë integritetin e Moldavisë, Gjeorgjisë… Ne kemi shtuar një amendament për të respektuar integritetin territorial të të gjitha vendeve të tjera të Këshillit të Evropës”, tha Vuçiq për Televizionin Happy të Serbisë.
Samiti i Këshillit të Evropës do të mbahet gjatë këtij muaji në Islandë.
Vuçiq tha se nuk do ta ndjekë atë, nëse amendamenti nuk pranohet.
Serbia, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj.
Vuçiq tha se Serbia nuk do ta ndryshojë rrugën e saj evropiane pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por se në marrëdhëniet dypalëshe, shtoi ai, do të punojë më ngushtë me vendet që kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës.
Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka vendosur më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.
Me këtë vendim kanë nisur zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës, i cili është dorëzuar në maj të vitit 2022.
Serbia përpiqet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, edhe pse me disa marrëveshje të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian është zotuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë./REL
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...