Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për çmimin dhe faturimin e rrymës.
Seanca ka filluar me disa minuta me vonës, gjë që u kritikua nga kryetarja Albulena Haxhiu e cila ka bërë thirrje që grupet parlamentare të sigurojnë pjesëmarrjen e deputetëve në sallë për fillimin e seancës.
Haxhiu u shpreh se, me rastin e pranimit të kërkesës për këtë seancë ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj për të respektuar procesin parlamentar dhe rëndësinë e mbajtjes së seancës.
“Është e rëndësishme që deputetët të jenë këtu dhe të vazhdojmë me seancën,” tha ajo.
Ajo shtoi se seanca nuk mund të nisë pa praninë e thirrësit të saj, përveç nëse përfaqësues të opozitës, përfshirë Vlora Çitaku ose Ganimete Musliu, apo ndonjë deputet tjetër i opozitës, marrin përsipër të flasin për çështjen në fjalë./Arbresh.info
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje