Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para seancës së Kuvendit të Kosovës për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka vendosur të shkojë në zgjedhje pa krijuar më parë një koalicion edhe për çështjen e presidentit.
Sipas tij, Kurti po e shfrytëzon situatën aktuale politike për të shtyrë proceset, duke mos arritur marrëveshje me partitë opozitare për tema të rëndësishme.
“Nuk besoj që është ofertë së pari, dhe nuk është qëllimi të oferta sa është vetëm te shfrytëzimi i kësaj kohe që ka mbetë me e hargju këtë kohë pa e kry punën që i takon me kry. Pra, Kurti ka vendosi me shkua në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin ose në kohën kur e ka votuar buxhetin pa bërë marrëveshje me subjektet opozitare për ndonjë projekt, për ndonjë temë të caktuar dhe këto janë një lloj kamufllazhe e tij për fat të keq ai po tallet me të gjithë ne, me gjithë Kosovën, po shkon drejt zgjedhjeve, veç e ka përgatit një pako financiare që synon me e shkep para zgjedhjeve disa ditë me një pension plus dhe disa shtesa të tjera. Ai e ka gjet formulën mos me punu katër vjet, mos me zhvillu vendin, mos me i rrit pagat ”, ka thënë ai.
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...