Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.
Kështu ka njoftuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, e cila ka bërë të ditur se kërkesat dhe pesë angazhimet kombëtare për periudhën 2026–2028 janë pranuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas ministrisë, këto angazhime bazohen në legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve dhe përfshijnë disa fusha prioritare, si: parandalimi i ndarjes së fëmijëve nga familja, ofrimi i shërbimeve të integruara familjare dhe komunitare, zgjerimi i kujdesit alternativ familjar, dixhitalizimi i sistemit të të dhënave si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale.
Në njoftim theksohet se ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve në Kosovë, me mbështetjen edhe të UNICEF-it në Kosovë.
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...