Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka deklaruar se sektori i energjisë elektrike në Kosovë ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çmimet dhe faturimin e energjisë elektrike, Shala tha se qytetarët po përballen me një “taksë jomeritore”.
Sipas tij, Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur këtë seancë për të diskutuar situatën e përgjithshme në sektorin energjetik, duke theksuar se menaxhimi dhe investimet në këtë fushë kanë qenë të mangëta.
“Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme energjetike. Kemi përcjell në vazhdimësi si GP, gjithë situatën e këtij vendi të energjisë, kemi përcjell mënyrën e menaxhimit dhe shkallën e investimeve në këtë sektor, kemi përcjell dhe nxjerr rezultate profesionale të mbështetura në raporte zyrtare. Tashmë kemi ardhur në përfundim jo vetëm ne si Grup Parlamentar, por edhe shoqëria civile dhe opozita në tërësi që qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore, dhe se sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme të rënduar në çdo dimension”, tha Shala.
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...