Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për Fondin Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftun, tha se jemi afër themelimit të Fondit Sovran.
Sipas tij Fondi Sovran krijon profit për shtetin e Kosovës. ‘Ndërmarrjet publike do të bëhen pjesë integrale e Fondit Sovran”, theksoi ai, raporton RTKlive.
“Qeveria jonë qëndron prapa vizionit duke besuar që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim ekonomik, krijim të profitit për shtetin mes investimeve të mençura, e me gjenerim për gjeneratat e ardhshme. Të gjitha këto me qëllim të krijimit makroekonomik të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta përmes dispozitave ligjore të parashikueshme”, theksoi Kurti.
Ai ka lavdëruar qeverisjen e tij për çka tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.
Kurti ka përmendur edhe fitoret në Arbitrazh që janë arritur nga Kosova. Shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe rritjen e ekonomike të Kosovës, që është njëra ndër të mëdha në vendet e rajonit, e që ishte mbi 7 %. Ai përmendi edhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovës./rtk
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...