Papa Françesku, i cili ndodhet për një vizitë në Hungari, kremtoi sot një meshë në mjedis të hapur dhe u bëri thirrje hungarezëve “të mos ua mbyllin derën” emigrantëve.
Ndryshe nga politika kundër emigracionit të kryeministrit të vendit, Viktor Orbán, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve që të jenë më të hapur ndaj atyre që janë “të huaj ose të ndryshëm nga ne”.
Për të parë Papën në ditën e fundit të vizitës së tij në vend, më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën në mëngjes rreth sheshit prapa ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Budapest, një ndërtesë ikonë neo-gotike, një simbol i kryeqytetit që qëndron sipër në brigjet e Danubit.
Në predikimin e tij, Françesku 86-vjeçar tha se nëse hungarezët duan të ndjekin Jezusin, ata duhet të shmangin “dyert e mbyllura të individualizmit tonë në mes të një shoqërie gjithnjë e më të izoluar, dyert e mbyllura të indiferencës sonë ndaj të padrejtëve dhe atyre që vuajmë, dyert që ua mbyllim atyre që janë të huaj apo të ndryshëm nga ne, emigrantëve apo të varfërve”.
Papa beson se emigrantët që largohen nga vendet e tyre për t’i shpëtuar varfërisë duhet të mirëpriten dhe të integrohen në shoqëri, sepse ata mund të pasurojnë kulturalisht vendet e tyre pritëse dhe të forcojnë popullsinë në pakësim të Evropës./abcnews.al
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...
Broja i motivuar pas golit të parë me Burnleyn
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...