Një person është ndaluar të martën mbrëma nga Policia e Stacionit në Shtërpcë, pasi ishte duke transportuar drunj ilegalisht nga parku kombëtar “Malet e Sharrit” në Brezovicë.
Policia njofton se gjithashtu ka konfiskuar dy automjetet për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka lajmëruar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e parkut kombëtar (DAPK) “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Këta të fundit kanë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjtë më pas i kanë konfiskuar.
“Policia Rajonale e Ferizajt po bën përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/

Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman