Tre persona janë arrestuar sot të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje.
Të arrestuarit janë dy burra me iniciale L.Z viti i lindjes 1982, dhe F.R., viti i lindjes 1990 si dhe një grua me iniciale V.M viti i lindjes 1993.
“Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë. Si prova materiale janë sekuestruar:
· Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro),
· Katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro),
· Një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro),
· Shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro),
· Para të gatshme 1645 euro,
· Tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore nga DHTN- Sektori Qendror./Arbresh.info/
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosuris...
SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërtha...
Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoni...
Bie nga kati i tretë i një hoteli në Tiranë, 2-vjeçari holan...
GLPS: Mirëpresim fillimin e heqjes së masave nga BE-ja, vepr...
“Pastrimi” njofton se ka nënshkruar kontratë me Komunën, por...