Ish-presidenti i Shqipërisë njëherësh edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se sot me miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave në Parlamentin Evropian i është dhënë fundi një padrejtësie ndaj Kosovës.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë lajm.
“Parlamenti Evropian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit evropian”.
“Faktorët ballkanikë që e duan Evropën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Evropa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë”, ka shkruar Meta./Arbresh.info
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...