Ambasada e Finlandës në Moskë ka marrë një letër që përmban pluhur të panjohur dhe ia ka raportuar çështjen autoriteteve ruse, njoftuan të premten agjencitë ruse të lajmeve.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Helsinkit janë përkeqësuar ndjeshëm që kur Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n më 4 prill, duke u bërë anëtarja e 31-të e aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja.
Finlanda ndan një kufi të gjatë tokësor me Rusinë.
Ambasada mori tre letra të enjten, njëra prej të cilave përmbante një pluhur, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
“Në përputhje me rregullat e sigurisë të ministrisë së jashtme finlandeze, letrat në fjalë iu dorëzuan organeve përfaqësuese zyrtare të Rusisë, të cilat do të studiojnë çështjen”, citohet të ketë thënë ambasada.
Ambasada tha se kishte informuar gjithashtu ministrinë e jashtme të Rusisë për incidentin.
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj