Jetmir Kaloshi, i cili u kap me 8 pistoleta pak ditë më parë në një furgon, të cilat kishin destinacion trafikimin drejt Anglisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se para togave të zeza ai ka thënë se nuk ka lidhje fare me armët, dhe pasi këto të fundit të dorëzoheshin në Itali do të kthehej sërish në vendin tonë.
Ndër të tjera Kaloshi ka deklaruar se nuk posedon vizë në Britaninë e Madhe.
“Unë jam shofer, nuk kam lidhje fare me materialet. Do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe”, ka thënë ai.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...