Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se aktakuza e Prokurorisë Speciale e ka lënduar më shumë se gjitha torturat që ia kanë bërë regjimi serb.
Krasniqi tha se ai kurrë s’ka qenë pjesë e krimeve ndaj askujt, duke theksuar se ka jetuar tërë jetën me dinjitet dhe do vdes me të.
“Kurrë s’kam qenë pjese e ndonjë krimi andaj kam qenë kaq i qetë, kam jetuar me dinjitet dhe dua të vdes i tillë. As para, as gjatë e as pas luftës s’kam bërë ndonjë veprim kriminal, gjatë gjithë jetës kam qenë i angazhuar për bashkim kombëtar dhe jam krenar për jetën time dhe angazhimin tim në të mirë të vendit gjithmonë jam përpjekur të ruajë dinjitetin tim intelektual dhe asgjë tjetër, andaj kam qenë aq i qetë”, tha ai.
Ai përmendi edhe rastin “Panda” në Pejë, për të cilin serbët pretenduan se anëtarët e UÇK-së kanë vrarë katër të rinj serbë në një kafene në këtë qytet.
Për këtë rast ai tha se veçse është vërtetuar se serbët e kanë bërë një gjë të tillë, me urdhër nga Millosheviqi.
“Më 14 tetor 1998 u vranë 42 ushtarë të UÇK-së. Katër ditë më vonë u vranë katër të rinj serbë të njohur si rasti “Panda”. U akuzuan shqiptarët dhe u torturuan shumë njerëz derisa gjashtë të rinj u detyruan ta pranojnë rastin derisa Vuk Drashkoviqi deklaroi se Millosheviqi kishte urdhëruar atë vrasje. Këto dëshmi duhet të konfirmojnë se prapa vrasjes së civilëve në Kosovë janë serbët”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...