Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, e cila mbulon rajonin e Dukagjinit, ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit pas reshjeve të vazhdueshme atmosferike që kanë filluar gjatë mbrëmjes së djeshme.
Sipas njoftimit, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Lulzim Pupovci në koordinim me kabinetin e zv/ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Getoar Mjeku ka nxjerrë vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve prevenuese dhe të kontrollit në terren, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni, shkruan arbresh.info.
“Kimistja, Drejtori teknik, menaxherët e njësive respektive te zonës së mbulueshmërisë të KRU “Hidrodrini” sh.a. Pejë, obligohen të ngrisin shkallën e gatishmërisë prevenuese në terren”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu KRU “Hidrodrini” thotë se sa i përket cilësisë së ujit e ka të obligueshme përcjelljen e vazhdueshme të situatës dhe gjendjes në rrjetin e ujësjellësit në komunat Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik./Arbresh.info/
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...
Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet ...
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhv...
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin Guxo dhe mos të ...
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...