Sapo ka mbaruar seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndaj ish-komandantëve të UÇK-së u hodhën akuza për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Kështu me ditën e sotme veçse ka nisur edhe gjykimi zyrtar ndaj ish-krerëve të UCK-së, të cilët që nga shtatori i vitit 2020 mbahen në paraburgim në Hagë.
Plani i Speciales është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatë të ndodh pas një jave, të martën e 11 prillit.
140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.
Seanca do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 9:00, seancë në të cilën do të flasin avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Teksa sot pikërisht në Hagë, është zhvilluar një protestë nga shqiptarët e diasporës në mbështetje të ish krerëve të luftës çlirimtare të Kosovës.
Kurse dje, u mbajt “Marshi i Drejtësisë”, si organizimi më i madh ndonjëherë në Kosovën e pasluftës./Arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...