Chelsea ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me menaxherin Graham Potter këtë mbrëmje.
Ish-trajneri i Brighton-it nuk e kishte filluar mirë jetën në Londrën Perëndimore, pasi Blutë aktualisht janë në vendin e 11-të, 34 pikë larg kreut të tabelës.
Pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali kanë deklaruar si më poshtë.
“Në emër të të gjithëve në klub, ne duam të falënderojmë sinqerisht Grahamin për kontributin e tij në Chelsea. Ne kemi shkallën më të lartë të respektit për Grahamin si trajner dhe si person. Ai është sjellë gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet dhe të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky rezultat.”
Club statement.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 2, 2023
Sipas deklaratës së klubit, Bruno Saltor do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Potter.
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...
FSK realizon ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01...
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...