Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
I ndaluari është shtetasi E.T., 30 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan i cili ishte dënuar nga gjykata një vit më parë me 3 vite burg.
“Si rezultat i bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Sarandë, kapet në Peqin dhe vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, në Sarandë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me shërbimet e këtij Komisariati, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: E.T., 30 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në muajin gusht të vitit 2021, gjatë kontrollit të banesës ku ai qëndronte përkohësisht për periudhën e sezonit veror, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në zonën përreth”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...