Trajnerët legjendarë, Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger janë futur në Hall of Fame të Premier Ligës.
Dyshja krijoi një trashëgimi të jashtëzakonshme me Manchester United dhe Arsenal respektivisht, duke fituar 16 tituj të kombinuar në Premier Ligë, pasi krijuan një nga rivalitetet më të famshme në historinë e garës.
Hall of Fame njeh dhe feston individualistë të cilët kanë një rekord fantastik të suksesit, dhe kanë dhënë një kontribut tejet të madh në Premier Ligë që nga fillimi i saj në vitin 1992.
Është çmimi më i rëndësishëm që i jepet një personi nga Premier Liga.
Sir Alex Ferguson është trajneri më i suksesshëm në historinë e Premier Ligës, me një rekord prej 13 titujsh, duke përfshirë fitimin e titullit për tre sezone radhazi në dy raste të veçanta.
22 sezonet e Arsene Wenger në krye të Arsenalit është një rekord në Premier Ligë. Ai e fitoi Premier Ligën tre herë dhe bëri histori në vitin 2003/04, ku “The Invincibles” u bë skuadra e parë që e fiton titullin pa pësuar asnjë humbje përgjatë kampionatit
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...