Florent Hadergjonaj, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka folur pas barazimit ndaj Andorrës, e vlefshme për rrugën në Euro 2024.
Hadergjonaj që luajti nga minuta e parë në këtë sfidë, shprehet tejet i zhgënjyer që “Dardanët” morën vetëm një pikë ndaj Andorrës.
“Vështirë me përshkru me fjalë. Jena zhgënjy shumë. Kemi pritë shumë më shumë. Këtu mrena është dashtë me i marrë tre pikë kundër Andorrës. Atmosfera në ekip nuk është shumë e mirë dhe vërtetë jemi zhgënjyer. Kemi pasur probleme me kriju hapësira, kundërshtari ka luajtur në mbrojtje me pesë mbrojtës. Ka mungu edhe komunikimi për të krijuar shanse më shumë”, tha Hadergjonaj
Me këtë barazim, Kosova tani shkon në kuotën e dy pikëve në pozitën e tretë. Kurse, Andorra fiton pikën e parë dhe pozicionohet në vendin e katërt./lajminet
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...