Sot është mbledhur Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Muratin, se pse që tre muaj nuk është zgjedhur ende Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Hoti këtë e ka konsideruar si papërgjegjësi morale dhe institucionale nga ana e ministrit, për të cilin tha se sot është dashur të vijë me dorëheqje.
“Pse s’jeni mbledhë qe tre muj me e zgjedhe bordin?” ka thënë Hoti, drejtuar Muratit.
“Me pasë pak përgjegjësi sot ishit dashtë me ardhë me dorëheqje”.
“Unë kam evidenca edhe kam me i ba publike mjetet e trustit pensional që janë të investuara edhe në ato bankat që kanë falimentu nëpër portfolio të ndryshme”, ka thënë Hoti mes tjerash, teksa i drejtohej Muratit.
“Si i sqaron ti kur këto kanë ra poshtë sepse nuk ka mundësi sepse nuk ka bord?”
“Mos ndërhyj, as mos u zgërdhi kur flas”, vijoi Hoti ndaj Muratit me një irritim të theksuar.
“Ta bëjmë diskutimin serioz ose profesional”.
Madje, ai i tha Muratit që nuk e respekton fare, por që i duhet të flasë me të për shkak që është ministër.
Ndërkaq, Murati i përsëriti disa prej arsyeve që i kishte thënë më herët gjatë mbledhjes se pse është vonuar zgjedhja e këtij bordi.
“Sa i përket çështjes, e sqarova në fillim, e thashë që i kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta shpallur konkursin”, iu përgjigj Murati.
“Shqetësimi im ka qenë kur kam parë që në listën e anëtarëve ka pasur më shumë anëtarë të huaj se sa anëtarë vendorë”.
Murati tha se kjo është përgjegjësia që ata e mbajnë dhe nuk mund ta zgjedhin një bord për hir të shpejtësisë e në shpinë të cilësisë, kur dihet që ai bord do të jetë afatgjatë.
“Nuk mund të përcaktohem nëse nuk konsideroj që s’osht bazeni i mjaftueshëm i kandidatëve”.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke vazhduar akoma./arbresh.info/
lexo edhe:
Kryetarja e OShP-së raporton në Komision: Nuk kishte etikë në punë në këtë institucion
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini