Të dy familjet shqiptare të cilët u dëbuan javën e kaluar do të marrin nënshtetësinë Islandeze. Ata tashmë presin që të nisen drejt Islandës për të filluar një jetë të re, dhe që fëmijët e tyre të marrin kujdesin mjekësor urgjent që u nevojitet.
Komiteti parlamentar i çështjeve juridike dhe Arsimit ka kaluar një rezolutë që rekomandon që të dyja familjet shqiptare që u dëbuan nga Islanda javën e kaluar tu jepet shtetësia.
Njëra prej familjeve, ajo me mbiemrin Kepaj u njoftua për këtë vendim nëpërmjet Skype-st duke i gëzuar ata pa masë.
“Dëshiroj të falënderoj këtë vend, gazetarët dhe të gjithë qytetarët u shpreh Kastriot Kepaj. Fëmija i tyre i cili vuan nga një sëmundje e quajtur fibroza cistike dhe ne Shqipëri nuk mund te merrte trajtimin e duhur, një nga arsye kryesore qe kjo familje kërkoi azil ne Islande. Ata ishin përshtatur në komunitet dhe Kastrioti kishte kohë që punonte për një firmë ndërtimi në Rekjavik. Punën ai e kishte gjetur përmes një avokati, i njohur si Herman Regnarson, i cili ka kundërshtuar fort dëbimin e familjes për në Shqipëri. /BW
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...