Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar në një bisedë në studion e programit “Today” të BBC Radio 4.
Ai u shpreh se shqiptarët nuk lidhen vetëm me varkat dhe se sipas tij shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm në Britani.
“Ashtu si Britania nuk është vetëm “James Bond” apo “Mr. Bean”, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken””, tha Rama.
Rama theksoi se veçimi i një komuniteti të tërë, siç ndodhi me deklaratat e sekretares Braverman, por edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit, nuk bëhen në qytetërimin tonë dhe nuk përfaqësojnë aspak Britaninë.
Sipas tij, kjo ka qenë një pikë shumë e ulët në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për kreun e qeverisë, ka vullnet për ta tejkaluar këtë./tvklan.al
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...