Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, thotë se është përhapur masivisht fenomeni i shtëpive të barit.
Ajo u shpreh se në Shqipëri ka pasur disa etapa të kanalizimit dhe se institucionet atje duhet të jenë të informuara dhe inspektorët e zonës duhet të tregojnë informacionin e duhur për shtëpitë e barit.
“Atë mund ta themi, që kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla. Ne kemi ndjekur disa etapa të përhapjes së kanabizmit në Republikën e Shqipërisë. Ka ndryshuar mënyra sesi është qasur kriminaliteti karshi formës më të re për ta zhvilluar. Kemi shtëpitë e barit. Janë bërë disa goditje dhe ajo që është e nevojshme të bëhet nga institucionet përkatëse është që të jenë të mirëformuara. Kjo lidhur ngushtësisht me atë pjesën tjetër që inspektori i zonës, duhet të jetë pararoja e parë për të na dhënë informacionin e duhur. Duhet gjetur mekanizmi se ku ka rrjedhur përçimi i informacionit”, theksoi ajo./abcnews.al
Prishtina e Re shpallet kampione në Ligën e Parë, grupi B, i...
Përfundon numërimi i votave të diasporës në 11 qarqe të Shqi...
Rusia, qindra drone drejt Kievit/ Përshkallëzohen sulmet, nj...
Një muaj pas përfundimit të Big Brother VIP – Jozi dhe Lored...
Vritet një grua në sulmin me dronë ukrainas në Rusi
Rama: Nga e hëna shërbimi për mbeturinat në Prishtinë do të ...