Policia e Kosovës ka njoftuar se kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi nuk është arrestuar.
Siç thuhet në njoftim, gjatë kësaj të marteje ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili sipas policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
“Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”, njofton Policia e Kosovës.
PK-ja shton se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./arbresh.info/
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...