Sheikh Jassim dëshiron ta blejë klubin anglez, Manchester United, nga familja Glazer dhe së shpejti do ta bëjë ofertën e tyre të përmirësuar.
Një përfaqësues i familjes mbretërore të Katarit, Jassim shihet nga shumë njerëz si një favorit për blerjen e Unitedit.
Sipas Kaveh Solhekol nga Sky Sports, përfaqësuesit e Jassim mbajtën bisedime produktive me klubin e United në Carrington këtë javë.
Ai tani do të bëjë një ofertë të përmirësuar brenda dhjetë ditëve të ardhshme.Burimi shton se INEOS i Sir Jim Ratcliffe do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e United këtë javë.
Ata gjithashtu ka të ngjarë të bëjnë një ofertë të re, por mbretëria e Katarit t thuhet se janë më të sigurt.
“Nuk duhet të ketë aspak dyshim se Jassim dëshiron të jetë pronari i Unitedit”, ka thënë një burim amerikan për Solhekol. /Telegrafi/
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...