Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi njoftoi arrestimin e katër pjesëtarëve të policisë greke të cilët akuzohen “për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj një të burgosuri shqiptar.
Arrestimi është kryer nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë dhe katër policët janë dërguar në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin zyrtar.
“Siç rezultoi nga hetimi, të arrestuarit , një oficer, 2 policë dhe roja speciale, të ngarkuar me përgjegjësinë e ruajtjes dhe transferimit të të burgosurve në institucionin e vuajtjes së dënimit , kanë kryer akte rrahjeje dhe torture ndaj një të burgosuri të huaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit.
Sipas burimeve zyrtare greke “veshjet e të burgosurit janë konfiskuar dhe janë ekzaminuar edhe nga mjeku”.
Mjetet greke të informimit kanë njoftuar se i burgosuri ishte një shqiptar, i dënuar për drogë dhe grabitje, dhe po trasnsferohej nga Selaniku drejt burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në Athinë.
Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar ka dëshmuar se teksa ndodhej në “automjetin burg” ku po transferohej është goditur brutalisht në kokë nga policët, dhe ndonëse ka kërkuar ujë gjatë rrugës nuk i është dhënë.
I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, sipas mediave greke, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. /VOA/
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....