Klubi i futbollit Chelsea planifikon të vendosë 12 lojtarë në listën e transferimeve në fund të sezonit, përfshirë edhe sulmuesin shqiptar, Armando Brojën, raporton British Athletic.
Mediat britanike kujtojnë se pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro për përforcime në dy transferimet e fundit, por Chelsea është vetëm në vendin e dhjetë në tabelën e Premierligës me 37 pikë.
Boehly planifikon të fitojë të paktën 260 milionë euro nga shitja e lojtarëve në merkaton e verës.
Në listën e transferimeve janë: Mateo Kovaqiq, Mason Mount, Cesar Azpilicueta, Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisiq, Ben Chilwell, Conor Gallagher, Hakim Ziyech, Armando Broja, Kai Havertz, Sterling dhe Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan lajmi.net.
Shumica e kontratave të këtyre lojtarëve skadon në qershor 2024 dhe pronari Chelsea dëshiron t’i shesë në fund të këtij sezoni, pasi klubi londinez mund të mbetet pa dëmshpërblim.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...