Pas ndëshkimeve të anësorve brazilianë, Robinho dhe Dani Alves për abuzime seksuale tashmë një anësor tjetër i botës së futbollit, duket se është në “shënjestrën” e drejtësisë.
Më konkretisht bëhet fjalë për anësorin e mbrojtjes së PSG, marokenin Achraf Hakimi, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një 23-vjeçareje.
Në mënyrë të menjëhershme “viktima” ka raportuar sulmin në stacionin e policisë, Créteil Val-de-Marne, por nuk ka ngritur asnjë padi zyrtare ndaj “superyllit”, maroken.
Në bazë të raportimeve të mediave, marokeni dhe “viktima” janë njohur nëpërmjet rrjetit të njohur social, Instagram më 16 janar dhe mbrëmjen e 25 shkurtit, Hakimi fton vajzën në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në zonën Boulogne-Billancourt, në periferi të Parisit, raporton abcnews.
Sipas raportimit të vajzës, Hakimi dyshohet se kundër dëshirës së saj ka kërkuar me ngulm të kryejë marrëdhënie seksuale, pavarësisht kërkesave të saj të vazhdueshme për të ndërprerë.
Për policinë franceze, vajza ka thënë se ka arritur të largohet pasi ka goditur me shqelma shqelma futbollistin dhe i ka kërkuar ndihmë një shokut të saj, i cili ka shkuar për ta marrë në vendngjarje.
Ndërkaq, prokurori që po trajton rastin nuk pranoi të jepte informacione shtesë rreth kësaj ngjarjeje.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...