Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës në takimin e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
I pyetur nga mediat gjatë një aktivteti të mbajtur mbrëmë në Beograd nëse të hënën në Bruksel, duke pasur parasysh parajmërimet e BE-së se pritet një lloj pranimi i propozimit franko-gjerman, Vuçiq ka përmendur deklaratat që ka bërë ditë më parë në Kuvendin e Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.
“Gjithçka që kam thënë në Kuvend dhe e kuptoj shqetësimin tuaj dhe na presin shumë netë të vështira, është se Serbia do t’i përmbahet asaj që thashë në Kuvendin Kombëtar – pa marrë parasysh çfarë do të jetë dhe si do të jetë”, tha Vuçiq.
Të hënën, më 27 shkurt mbahet takimi i radhës në Bruksel mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të dialogut është paraparë që të diskutohet propozimi evropian.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...