Pas publikimit të videos ku në doganën e Muriqanit dhunohet nga efektivët e policisë së Malit të Zi, profesori Petraq Milo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Shqipëri ka kërkuar informacion në këtë pikë kalimi në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Sipas Ora News, reagimi i autoriteteve shqiptare vjen një muaj pas ngjarjes dhe një ditë pas shkarkimit të zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.
Nga pala malazeze është komunikuar se shtetasi shqiptar që udhëtonte me familjen, nuk ka respektuar radhën duke hyrë deri në afërsi të traut duke bllokuar rrugën.
Sipas policëve malazez, i është kërkuar për t’u kthyer pas por një gjë e tillë nuk është pranuar.
Policia shqiptare ka ngritur një grup punë për bashkëpunimin me autoritetet malazeze dhe zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë, autoritetet e vendit fqinj kanë pezulluar zëvendësdrejtorin e Kufirit Dragan Klikoovaç pas episodit të dhunës.
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...