Humanisti shqiptaro-amerikan, Jim Xhema bashkë me kryetarin e Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra” me seli në New York, Elmi Berisha dhe aktivistë të tjerë, vizituan Shenjtëroren e Shën Nënë Terezës në Prishtinë.
Kjo vizitë e tyre erdhi në ditën e Pavarësisë së Kosovës, raporton arbresh.info.
“Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, aktivisti i çështjes Shqiptare për shumë dekada, dhe humanisti Z. Jim (Xhim) Xhema, i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra” me seli në New York, Z. Elmi Berisha dhe aktivistë të tjerë, vizituan Shenjtëroren e Shën Nënë Terezës në Prishtinë. Ata u pritën nga Ipeshkvi i Kosovës, Mons. Dodë Gjergji me bashkëpunëtorë”, thuhet në njoftimin e Ipeshkëvisë.
“Në këtë ditë të veçantë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, për të nderuar veprën dhe kontributin e tij të krijimit të Shtetit të Kosovës, pikëtakimi u bë para Shtatores së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në njoftim thuhet se Ipeshkvi i uroi mysafirët e nderuar për 15-Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndërkaq bashkëbisedimi vazhdoi në lidhje me Katedralen kushtuar Shenjtëreshës sonë dhe rëndësinë e saj për besimtarët dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
“Me këtë rast, Z. Xhema, pranë relikteve të Shën Nënë Terezës, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, ndezi një qiri për shpirtin e bashkëshortes së tij të ndjerë, Znj. Mrika Xhema. Pasi u luten së bashku për shpirtin e saj, në shenjë nderimi e falënderimi për vizitën, Ipeshkvi ynë, Mons. Doda, ju dhuroi nga një medalje të “Nënë Terezës”, Z. Xhim Xhema si dhe kryetarit të Shoqatës “Vatra”, z. Elmi Berisha”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...