Forcat ruse vazhduan gjatë fundjavës të bombardojnë qytetet ukrainase mes një përpjekjeje agresive për të zgjeruar kontrollin e territorit në lindje të vendit.
Zyrtarët ukrainas thonë se Moska po has vështirësi për të ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë në atë zonë.
Një person u vra dhe një tjetër u plagos të dielën në mëngjes nga bombardimet në Nikopol, një qytet në rajonin juglindor të Dnipropetrovskit, njoftoi guvernatori Serhii Lysak.
Goditjet me granata dëmtuan katër ndërtesa banimi, një shkollë profesionale dhe një objekt për trajtimin e ujit.
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, një person u plagos pasi tre raketa ruse S-300 goditën objektet e infrastrukturës gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Ushtria ruse tha se kishte goditur fabrikën Malyshev në këtë qytet, ku sipas saj po montoheshin automjete të blinduara.
Forcat ukrainase thane se rrëzuan gjithashtu pesë dronë në rajonet pjesërisht të pushtuara të Zaporizhzhias dhe Donetskut të shtunën në mbrëmje.
Forcat ruse kryen 12 raketa dhe 32 sulme ajrore në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, si dhe mbi 90 goditje me raketa, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Sulmet vijnë ndërsa forcat ruse po përpiqen të marrin më shumë territor në zemrën industriale lindore të Donbasit, të përbërë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një ofensivë të re të zgjeruar, ndërsa afrihet një vjetori i luftës.
Por zyrtarët ukrainas thonë se Moska po has pengesa në ndërmarrjen e kësaj ofensive./voa
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...