Manchester United ka triumfuar 2-0 ndaj Leeds United në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar me anë të Bruno Fernandes, që pranoi një pasim nga Jadon Sancho, por Illan Meslier ishte i vëmendshëm.
Ishte një lojë me dorë nga lojtarët e Leeds United (39’), por që gjyqtari vendosi të mos e akordonte penallti, duke sinjalizuar se loja të vazhdonte.
Në minutën e 43-të, David de Gea bëri një pritje të mrekullueshme, kur Crysencio Summerville bëri një goditje të fortë.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që rrezikuan me anë të Weston McKennie (48’), që lëshoi një krosim perfekt, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën e majtë, shkruan telegrafi.
Ishte minuta e 55-të e takimit, kur lojtarët e Manchester United kërkuan penallti, pasi Marcus Rashford u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari kërkoi që loja të vazhdonte.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 80-të, kur Luke Shaw asistoi te Rashford, që realizoi për 1-0.
Pesë minuta më vonë, Wohut Weghorst lëshoi topin te Alejandro Garnacho, që realizoi për 2-0.
United pati më pas dy gola të anuluara, kur Rashford dhe Weghorst shënuan – por gjyqtari nuk i pranoi ato për pozicion jashtë loje.
Pas javës së 23-të, Manchester United është ngjitur në vendin e dytë me 46 pikë, një më pak se rivali lokal City, që luan pas pak ndaj Aston Villas.
Në xhiron e 24-të, United do të ketë punë me Leicesterin.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...