Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një ekip nga Banka Evropiane për Investime.
Pjesë e këtij delegacioni ishin kryesuesi i Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Matteo Rivellini, kreu i njësisë, Guido Clary dhe menaxheri i operimeve të BEI-së për Shqipërinë dhe Kosovën, Konstantinos Mastrogiannopoulos.
Rivellini theksoi në fillim të takimit bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Banka Evropiane për Investime ka me shtetin e Kosovës.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se ky bashkëpunim dhe përkrahje faktohet edhe nga shifrat, ku nga viti 2013 janë dhënë në formë asistence mbi 250 milionë euro.
BEI bashkëpunon në disa struktura dhe sektorë si infrastruktura, sistemi i ujërave, sektori privat si dhe do të shtojë fokusin në të ardhmen e afërt më shumë edhe drejt sektorit të energjisë, me qëllim adresimin e krizës së energjisë dhe dekarbonizimin.
Po ashtu, u përmend se BEI është në proces të hapjes së një zyre të saj edhe në Kosovë, ku një ndër objektivat e tyre të ardhshëm është rritja e angazhimit në Kosovë dhe rajon.
Në lidhje me këtë, Bislimi ofroi mbështetjen e tij dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e përkrah këtë iniciativë.
Bislimi theksoi se prioritetet e Qeverisë, ndër të tjerash, janë edhe në rritjen e financimit sa i përket sektorit të energjisë, sistemit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, ndërmarrësisë, rritjen e investimeve, politikat sociale dhe sundimin e ligjit.
Më tej, u diskutua edhe për 3 projekte të mëdha sa i përket dixhitalizimit.
Palët u pajtuan që do të vijojë bashkëpunimi i afërt e veçanërisht në përshpejtimin e hapjes së zyrës së Bankës Evropiane për Investime në Kosovë si dhe në drejtim të projekteve më të mëdha zhvillimore për Kosovën./arbresh.info/



Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...